E Shtunë, 31 Tetor 2026

12 studentë nga Maqedonia do të studiojnë në Turqi

Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit pranë Qeverisë, në bashkëpunim me Qeverinë turke, do t`u mundësojë 12 studentëve shqiptarë nga Maqedonia të studiojnë në universitetet turke.

Zv/kryeministri për implementimin e MO-së, Abdylaqim Ademi, në ditën e parë të punës për këtë vit të ri, ka pritur sot në takim studentët që do të studiojnë në Turqi.

“Është ky një projekt që nuk ka ekzistuar më parë dhe realizohet tani. Ka të bëjë me studentë shqiptar nga Maqedonia, të cilët do të studiojnë në Turqi. Është projekt i Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me kabinetin e kryeministrit të Republikës së Turqisë. Në këtë grup janë 12 studentë që këtë vit do të fillojnë studimet dhe shpresojmë që edhe ky projekt të jetë i suksesshëm, sepse nga suksesi e këtij projekti që për herë të parë realizohet këtë vit do të varet edhe realizimi dhe vazhdimi i projektit edhe vitin e ardhshëm dhe rritjen e numrit të studentëve”, ka deklaruar Ademi pas takimit.

Ai ka falënderuar Qeverinë turke për përkrahjen në realizimin e këtij projekti.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›