E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analize e re gjaku qe dallon qelizat kanceroze

Nje ekip shkencetaresh amerikane ka zhvilluar nje analize te re gjaku qe mund te dalloje nje qelize te vetme kanceroze mes miliarda qelizave te shendetshme.

Grupi kerkimor nga Bostoni shpreson qe se shpejti te filloje provat klinike per analizen e re. Ky grup do te bashkepunoje me kompanine e fuqishme Johnson amp Johnson per te realizuar hapat e nevojshme deri ne prezantimin e analizes ne treg.

Sipas shkencetareve analiza mund te identifikoje nje qelize te vetme kanceroze duke u dhene mundesi mjekeve te ndjekin avancimin e semundjes. Kjo analize mjaft e thjeshte per pacientin do te revolucionarizonte menyren si mjekohen shume lloje kanceri qe nga ai i gjirit prostates apo mushkerive.

Analiza do tu jepte mundesi mjekeve tia pershtasin kujdesin mjekesor specifikave te pacientit duke ndjekur hap pas hapi menyren si reagon i semuri ndaj mjekimit. Analiza e re po ashtu ofron mundesine e modifikimit te mjekimit bazuar ne specifikat gjenetike te qelizes kanceroze.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›