Te dhena te reja tregojne permiresim gradual te ekonomise amerikane
Te dhena te reja tregojne se ekonomia amerikane po permiresohet gradualisht.
Shpenzimet ne sektorin e ndertimit u rriten gjate muajit nentor duke arritur nivelin me te larte ne pese muaj. Departamenti i Tregtise thote se shpenzimet u rriten 0.4 per qind krahasuar me muajin e meparshem.
Nje raport tjeter i nje grupi privat kerkimor njofton se fabrikat amerikane prodhuan me shume mallra dhe bene me shume porosi gjate dhjetorit. Instituti i Menaxhimit te Ofertes thote se indeksi i aktivitetit prodhues u rrit 0.4 per qind gje qe tregon rritje me te shpejte ne kete sektor.
Kete jave eksperte te qeverise pritet te publikojne ritmet e papunesise qe sipas eksperteve do te jene pak me te uleta se muajin e meparshem. Ekspertet po ashtu parashikojne qe statistikat do te tregojne se ekonomia ka shenuar nje shtim neto te 140 mije vendeve te punes ne dhjetor.
Megjithese keto shifra perbejne permiresim krahasuar me nje muaj me pare keto ritme te uleta nenkuptojne se hapja e 8 milione vendeve te punes qe u mbyllen gjate krizes do te kerkoje nje kohe te gjate.