Kritika planit grek për klonin në kufi
Komisioni Europian ka kundërshtuar planet e qeverisë greke për të ndërtuar një klon në kufirin me Turqinë.KE pranon fluksin në rritje të emigrantëve nga Turqia por sipas tij kjo cështje kërkon zgjidhje afatgjatë.
Eksperti i organizatës për të drejtat e njeriut, Amnisty International, Volfgang Grenz tha për një gazetë gjermane se Athina po kundërshton parimet e të drejtave përballë njerëzve që largohen nga vendi i tyre për shkak të përndjekjeve apo varfërisë ekstreme.
Planet e qeverisë greke për të ndërtuar këtë mur, njësoj si ai në kufirin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës janë për t`i bërë ballë emigracionit të paligjshëm.
Greqia është porta për në Bashkimin Europian e shumë emigrantëve nga Azia apo Afrika.