12 vjet nga nderhyrja e NATO-s ne Kosove

Sot shënohet 12- vjetori i ndërhyrjes ushtarake së NATO-s ndaj bazave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë dhe Serbi. Sulmet ajrore filluan me urdhër të ish- sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana dhe të komanduara nga gjenerali amerikan Uesli Klark. Sulmet e Aleancës filluan pas dështimit të arritjes së marrëveshjes për paqe në Rambuje dhe Paris, mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga shtetet më të fuqishme.
Marrëveshja për arritjen e paqes u nënshkrua nga delegacioni i Kosovës, por u kundërshtua nga Serbia. Bombardimet përfunduan në 10 qershor, pasi një ditë më parë ishte arritur një marrëveshje në Kumanovë mes NATO-s dhe Serbisë që parashikonte tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave ndërkombëtare të NATO-s atje.