Vetel heq stresin duke qethur dele

Kampioni i Botës në Formula 1, Sebastian Vettel ka gjetur një mënyrë krejt origjinale për të larguar stresin në prag të garës së parë të Botëriorit 2011 që do të nisë me Cmimin e Madh të Australisë. Piloti gjerman është larguar nga bokset e skuderisë së tij për të udhëtuar 80 kilometra në jug-lindje të Melburnit, ku është praktikuar në qethjen e deleve.
23 vjecari e ka cilësuar aventurën e tij të re si një mundësi për të qëndruar pranë natyrës, ndërsa për më shumë se një orë, ka larguar të gjitha mendimet për nisjen e sezonit të ri në Formula 1. Botërori i këtij viti do të fillojë me dy javë vonesë, pas anullimit të garës së parë, e cila ishte programuar të zhvillohej më 13 mars në Bahrein. Sebastian Vettel ishte protagonisti i sezonit të fundit, duke fituar titullin kampion në Formula 1, ndërsa gjermani është shprehur se objektivi për të përsëritur të njëjtin sukses do të jetë shumë i vështirë.
“Nuk mund të parashikojmë se sa kompetitivë do të jemi në këtë sezon, pasi shumë gjëra kanë ndryshuar. Do të jetë më e vështirë, pasi mendoj se rivaliteti do të jetë më i madh. Gjithsesi, të gjithë jemi optimistë për të përsëritur suksesin e sezonit të fundit”, ka thënë Vettel, i cili ka rinovuar deri në vitin 2014 kontratën e tij me skuderinë Red Bull, duke larguar në të njëjtën kohë zërat që e shohin të ardhmen e tij te Ferrari.
Nertan Prifti