Ultimatum KEK-ut

Sindikata e Pavarur e Elektro-Kosovës akuzoi Korporatën Energjetike të Kosovës se po punon pa plan. Përveç kësaj, KEK-u thonë se nuk i është përmbajtur marrëveshjes që ka arritur me ta më 13 janar dhe nëse nuk përmbushen të gjitha kërkesat që i ka parashtruar deri më datën 3 mars, do të fillojë protestat.
Sekretari i SPEK-ut, Naser Gashi dhe anëtarë të tjerë të Bordit të SPEK-ut, deklaruan gjatë një konference për shtyp, të premten, se KEK-u gjithmonë ka pasur një mënyrë menaxhimi pa ndonjë sistem të punës dhe se gjithmonë KEK-u ka punuar sot për nesër!
“Ndonëse ne e kemi arritur një marrëveshje verbale me KEK-un, asnjë nga pikat e kësaj marrëveshjeje nuk është plotësuar. Nëse deri më datën 3 mars nuk janë përmbushur kërkesat që SPEK-u i ka parashtruar, atëherë është stafi drejtues i KEK-ut përgjegjës për lëvizjet e mëtejshme sindikale”, ka thënë Gashi.
SPEK-u ka kërkuar të mos privatizohet KEK-u para miratimit të Ligjit të privatizimit dhe atij të Punës, si dhe krijimin e një komisioni të përbashkët për rishikimin e rrogave të punonjësve aty ku janë bërë shkelje të mëhershme. Gjithashtu, sindikalistët kanë kërkuar që të ndërpritet shfrytëzimi i punëtorëve gjatë fundjavës.
SPEK-u akuzoi KEK-un se është fajtor për borxhin prej 350 milionë eurosh që kanë konsumatorët e Kosovës ndaj kësaj korporate dhe trajtimin jo të drejtë që KEK-u ua bën punëtorëve.
“Punëtori i KEK-ut është thjesht punëtor, jo polic që të ballafaqohet me konsumatorin kur shkon të bëjë shkyçje nga rrjeti për shkak të borxheve. Përveçse rrezikon jetën e punëtorëve, asnjë gjë tjetër nuk arrihet me këtë formë. Në këtë mënyrë arrihet vetëm humbja e imazhit të KEK-ut te konsumatorët dhe nxitja e konsumatorëve që të mos paguajnë”, tha Gashi.
Sipas tij, SPEK-u disa herë i ka ofruar strategji të ndryshme KEK-ut për mbledhjen e borxhit të konsumatorëve, por këto strategji nuk janë marrë ndonjëherë parasysh.
“Vetëm në zonën e Pejës janë 6 mijë konsumatorë, të cilët asnjëherë nuk kanë paguar energji dhe nuk vazhdojnë të paguajnë. Ne duam të arrijmë në një zgjidhje që e nxit konsumatorin të paguajë, e jo të mos paguajë”, u shpreh sekretari i SPEK-ut, Naser Gashi.