120 automjete të blinduara për Ukrainën, Boris Johnson: Po trajnojmë ushtarët ukrainas për përdorimin e tyre

Pasi Britania e Madhe i siguroi Ukrainës 120 automjete të blinduara, Kryeministri Boris Johnson ka bërë me dije se gjithashtu po trajnojnë edhe trupat ukrainase për përdorimin e tyre.
Gjatë vizitës së tij në Indi, Johnson tha se trupat ukrainase ndodheshin në Mbretërinë e Bashkuar për t’u trajnuar për stërvitje për të zmbrapsur trupat ruse.
“Mund të them se aktualisht po trajnojmë ukrainasit në Poloni për përdorimin e mbrojtjes kundërajrore, dhe në fakt në Mbretërinë e Bashkuar në përdorimin e automjeteve të blinduara”, tha ai para gazetarëve.
Britania i siguroi Ukrainës 120 automjete patrullimi të blinduara, duke përfshirë Mastiff.
Zëdhënësi i Kryeministrit tha se Britania dhe aleatët e saj po u siguronin ushtarëve ukrainas lloje të reja pajisjesh që mund të mos i kishin përdorur më parë, raporton BBC.
/rtsh.al/