E Shtunë, 31 Tetor 2026

125 vjet në fotografi

7 marsi shënoi 125-vjetorin e hapjes së Mësonjëtores së parë Shqipe në Korçë.

Krahas shumë ngjarjeve kushtuar kësaj date, në Tiranë u promovua albumi i parë me 120 fotografi dhe të dhëna biografike për personat që mundësuan hapjen e kësaj shkolle, nga studiuesi e koleksionisti Niko Kotherja.

Albumi përmban fotografi që shfaqin kontribuuesit, drejtuesit dhe mësuesit e parë të Mësonjëtores të hapur më 7 mars 1887, por edhe nxënësit e kësaj shkolle. Gjithashtu, albumi përmban edhe tekstet e përdorura nga nxënësit e Mësonjëtores.

Hapja e Mësonjëtores së Parë Shqipe, më 7 Mars 1887, kurorëzoi njërën nga detyrat kryesore të lëvizjes kombëtare - atë të përhapjes së arsimit në gjuhën amtare. Vetëm 7 ditë pas saj, u hap edhe shkolla shqipe në Pogradec, e cila u pasua me hapjen e shkollave në Ersekë e Ohër, dhe me shtimin e përpjekjeve për hapje shkollash edhe në krahinat e tjera.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›