E Shtunë, 31 Tetor 2026

1/3 e popullsisë botërore lundrojnë në internet

Sipas një studimi të bërë nga agjencia e OKB-së ITU, një e treta e popullsisë botërore lundron në internet dhe 45% e abonentëve janë nën moshën 25 vjeç.

Studimi i ITU-së vërteton edhe tejkalimin e vendeve të zhvilluara nga ana e atyre në zhvillim me 62%.

Ndërkohë që një raport i çuditshëm mes banorëve në botë dhe numrit të celularëve në përdorim rezulton shumë befasues. Janë 5.9 miliardë celularë në përdorim në një popullsi globale prej 7 miliardësh. Numri vazhdon të rritet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›