Sheshi Skënderbej, PS: Prokuroria të bëjë transparencë, jo bllof juridik
Këshilltarët e Partisë Socialiste në bashkinë e Tiranës me anë të një deklarate për mediat janë shprehur të kënaqur për nisjen e hetimeve nga ana e prokurorisë në lidhje me abuzimet në projektin e sheshit Skënderbej.
Në një deklaratë për shtyp ata kanë uruar që kjo nismë ligjore të mos përfundojë në një bllof juridik. Në emër të grupit të këshilltarëve të Aleancës për të Ardhmen me përfaqësimin e plotë të mandatit që qytetarët e Tiranës na kanë besuar, përshëndesim çdo iniciativë ligjore, çdo hetim, të bazuar në një kallëzim të ligjshëm nga Prokuroria, thuhet në deklaratë.
Këshilltarët kanë theksuar se shpresojnë që hetimet e nisura nga Prokuroria të mos jenë një bllof juridik. I themi sot Prokurorisë, në respekt të zërit të qytetarëve, se veprimi i kundërligjshëm me sheshin Skëndërbejnuk është vetëm dëm financiar, por edhe shpërdorimi i detyrës përmes kapërcimit të ligjit dhe të procedurave të parashikuara në ligj. Si mundet që qytetarët duhet të marrin leje për të rregulluar qoftë dhe çatinë e tyre, ndërsa zyrtarët e bashkisë nuk marrin leje për të prekur një monument kulture dhe për ta shpërfytyruar një histori të tërë urbane, u shprehën këshilltarët e PS-së.
Opozita në Këshillin Bashkiak është shprehur e vendosur për të mos që abuzimi të bëhet praktikë pune, duke shkaktuar përmes tyre jo vetëm dëme financiare dhe morale, por dhe dëmtin të imazhit ndërkombëtar.