E Diel, 1 Nëntor 2026

Ina Rama: Prokuroria e Sarandës më problematikja në vend

Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama ka qenë e pranishme në analizën vjetore të Prokurorisë së Sarandës, duke e vlerësuar këtë prokurori me shumë probleme. Ndër çështjet problematike për numrin një të prokurorisë shqiptare, kanë qenë masat disiplinore për dy prokurorë dhe një tjetri në proces, të cilat kanë mbetur të pa finalizuara. Ndërsa e ka konsideruar voluminoz numrin e çështjeve të mbartura e sidomos atyre të pushuara, pa një zgjidhje nga prokuroria. Ina Rama u ka kërkuar prokurorëve që të jenë profesionalë në punën e tyre e ta tregojnë këtë duke e thelluar hetimin dhe kapërcyer pretendimet jashtë kornizave ligjore.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›