E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në vendet e Lindjes, OBSH: Të sëmurët mendorë nuk trajtohen

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se miliona njerëz në vendet në zhvillim që vuajnë nga sëmundje mendore nuk marrin trajtim për këto sëmundje. Agjencia e Kombeve të Bashkuara thotë në një raport të publikuar sot, se tre në çdo katër persona të sëmurë në vendet e varfra nuk marrin ndihmë. Ky raport është baza e një programi të OKB-së, që synon të rrisë ndërgjegjësimin e njerëzve dhe të bindë qeveritë e ndryshme që të fillojnë të përmirësojnë programet ekzistuese të shëndetit mendor. Programi ka në qendër të tij 8 çrregullime mendore, si skizofrenia, dementia apo epilepsia dhe synon mes të tjerash parandalimin e vetëvrasjeve. Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shëndetin mendor, Benedeto Saraçeno, tha se organizata e tij synon që deri në vitin 2015 të sigurojë trajtim mjekësor për 40 milionë njerëz, ose 20 për qind të personave që vuajnë nga sëmundje mendore në botë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›