E Diel, 1 Nëntor 2026

13 të vdekur dhe 61 të zhdukur nga shpërthimi në Siberi

Ndërkohë, 61 persona të tjerë që punonin në stacionin energjetik të Sajano-Shushenskaja-s në Siberinë jugore, deklarohen të humbur, pas shpërthimit të ditës së hënë.

3 nga 10 turbinat e impiantit u shkatërruan dhe tre të tjera u dëmtuan, bënë të ditur pronarët e stacionit.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë punën për gjetjen e të zhdukurve, por zyrtarët thanë të martën se ka pak mundësi për të gjetur ndonjë të mbijetuar.

Ministri rus i Energjisë, Sergei Shmatko, tha sot se nevojiten rreth 1.2 miliard dollarë për të riparuar dëmet e shkaktuara nga shpërthimi i fuqishëm.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›