E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karoubi deklaron se do të paraqesë provat për përdhunime

Në faqen e internetit të "Etemad-e Melli" thuhej se Karoubi e kishte bërë këtë kërkesë përmes një letre drejtuar kryetarit të parlamentit iranian, Ali Larixhani, i cili i ka cilësuar javën e kaluar deklaratat e Karoubit për përdhunimet, si të pabaza.

Në takim duhet të jenë të pranishëm Larijani, president Mahmoud Ahmadinexhad, shefi i gjyqësorit Ayatollah Sadeq Larixhani, ish-presidenti Akbar Hashemi Rafsanxhani dhe prokurori i shtetit, shkruante Karoubi në letrën e tij.

"Ju kërkoj të organizoni këtë takim gjatë të cilit personalisht do të paraqes dokumente dhe prova që vërtetojnë raste abuzimesh seksuale në disa burgje", theksonte Karoubi në letrën e tij.

"Po pres një reagim të shpjetë dhe racional nga ana juaj",vazhdonte ai.

Karoubi, i cili u rendit i katërti në zgjedhjet e kundërshtuara presidenciale iraniane të 12 qershorit, është përballur me kritika të ashpra nga disa ndjekës të linjës së ashpër politike sepse ka deklaruar se shumë protestues të burgosur, si burra dhe gra, vuajnë nga abuzimet seksuale në disa burgje.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›