Hidhërohet Suarezi

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez ka reaguar me hidhërim ndaj komenteve të bëra nga nënkryetari i FIFA-s, Jim Boyce, i cili e kritikoi atë për simulimin që bëri në ndeshjen kundër Stoke Cityt në Premierligë.
Boyce kishte thënë se Suarez bëri “mashtrim” dhe e përshkroi problemin e simulimeve si “kancer në futboll”.
Kurse, Suarez u kundërpërgjigj duke thënë: “Ky person, nuk kam ide se kush është. Nuk e di pse ka folur për mua. Me siguri ka nevojë për reklamë. Le të vazhdojë të flasë për mua. Puna ime është të luaj futboll dhe mundohem ta bëj në mënyrën më të mirë të mundshme. Me rëndësi është të kem përkrahjen e njerëzve të rëndësishëm”.