E Shtunë, 31 Tetor 2026

13-vjeçarja qëllon me armë në shkollë

Një 13-vjeçare nga fshati Zhupan i Fierit ka qëlluar me armë, tip pistoletë TT shoqen e saj, 13 vjeçare. Në kohën e pushimit të shkollës, 13 vjeçarja Emine Hoxha ka qëlluar me pistolete te cilen mendohet se e ka marre ne shtepi shoqen e saj Albana Brraka pas një sherri mes tyre. Ngjarja ka ndodhur sot në oborrin e shkollës 9-vjeçare, Zhupan të Fierit. Policia ka ndaluar të miturën Emine Hoxha dhe te jatin e saj, Hamza Hoxha, per vepren penale te armembajtjes pa leje, ndërkohë që vajza tjetër Albana Brraka ka ngelur e plagosur në këmbë dhe është shoqëruar në spital, tashme jashte rrezikut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›