13 vjet nga ndërhyrja e NATO, Thaçi: Kosova faktor paqeje në rajon
PRISHTINË - Kryeministri Hashim Thaçi, në një pritje sonte për përfaqësues vendorë dhe ndërkombëtarë, me rastin e përvjetorit të 13-të të ndërhyrjes së NATO-s për çlirimin e Kosovës, shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e përjetshëm të kosovarëve.
"Viti 1999 ishte i lirisë, 2008-ta e pavarësisë, ky vit është i përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, si dëshmi e suksesit, e stabilitetit dhe pjekurisë", -tha Thaçi, duke vlerësuar bashkëpunimin e institucioneve të shtetit më të ri evropian me praninë e institucionet ndërkombëtare.
Ai theksoi se Kosova, shtet i pavarur dhe sovran, është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, me perspektivë të sigurt në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
"Para 13 vitesh Kosova ishte në një situatë gjenocidi, ndërsa sot me perspektivë të sigurt euroatlantike", -u shpreh kryeministri Thaçi.
Dita e ndërhyrjes shpëtimtare që i hapi rrugën lirisë së kosovarëve, 24 marsi i vitit 1999, i fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s mbi pozicionet e forcave serbe, që bënin gjenocid e spastrim etnik të tmerrshëm, do kujtohet edhe me shumë veprimtari të tjera në Kosovë.
(er.nu/BalkanWeb)