E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhinieri shqiptar, Rene Rexhepi në kopertinën e Time

KOPENHAGEN- Prestigjiozja botërore, Time ka politikën dhe të drejtat e njeriut në fokusin e saj, ushqimet janë periferike dhe nëse në ballinën e saj ka zënë vend një kuzhinier, kjo do të thotë se bëhet fjalë për një kuzhinier vërtetë të madh.

Ai është shqiptari i famshëm nga Maqedonia, Rene Rexhepi, pronari i restorantit më të mirë në botë “Noma”, në Danimarkë, sic raporton Indeksonline.

Kopertina me rrëfimin për të gjendet në edicionet për Evropë, Azi dhe Paqësorin Jugor, por jo në atë për SHBA. Gjithsesi tregimi nga Lisa Abend gjendet në brendësi të revistës.

Rexhepi është i biri i një shqiptari nga Maqedonia dhe një nëne daneze. Restoranti i tij në Kopenhagen ka fituar shumë çmime, kurse ai vlerësohet si kuzhinieri më i mirë në botë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›