Papa Benedikti: Kuba të shkëputet nga komunizmi
VATIKAN - Papa Benedikti XVI ka deklaruar se Kisha Katolike është e gatshme që të ndihmojë Kubën për t’u shkëputur nga komunizmi, dhe se ideologjia marksiste nuk korrespondon me realitetin.
Papa i bëri këto komente sot gjatë udhëtimit për në Meksikë, nga ku më pas do të niset për në Kubë, në atë që do të jetë udhëtimi i parë i tij në Amerikën Latine, që kur u vu në krye të Kishës Katolike në vitin 2005.
Ai u tha gazetarëve se Kisha dëshiron të ndihmojë Kubën që të shkëputet nga komunizmi “pa kaluar trauma”.
Sipas tij, kubanezët duhet të kërkojnë rrugë të reja me qetësi e në mënyrë konstruktive. Duke folur për dhunën e trafikut të drogës që është një plagë e rëndë në Meksikë, Papa tha se Kisha duhet të bëjë gjithçka që mundet për të parandaluar përfshirjen e të rinjve, të cilët mashtrohen për të hyrë në kartelet e drogës.
(er.nu/news24/BalkanWeb)