13 vjet nga vrasja e Hajdarit, Berisha: Vrau frikën. Topi: Figurë e freskët për demokracinë
TIRANË- Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe kryeministri i vendit Sali Berisha kanë përkujtuar sot 13 vjetorin e vrasjes së tribunit të PD-së, Azem Hajdari.
Kryeministri Berisha në këtë përvjetor zhvilloi paraditen e sotme homazhe pranë memorialit të Azem Hajdari.Kryeminstri i vendit deklaroi se tribuni i lirisë dhe Besnik Çerja, u ekzekutuan në 12 shtator 1998 nga falangat e diktaturës komuniste.
“Azem Hajdari hyri në historinë e lirisë së shqiptarëve si një tribun i pashembullt, në një kohë kur kombi rëngonte ndër shtypjen më të egër, kur në tërësi besohej se Shqipëria do të mbetej 'Kuba e Adriatikut' dhe se shqiptarët nuk do të dilnin dot nga regjimi i sllavërsië në të cilin jetonin”, - theksoi Berisha.
Shefi i qeverisë nënvizoi se Hajdari u përball me diktaturën më të egër në vend, derisa e gjunjëzoi, duke vrarë në këtë mënyrë sipas tij frikën e gjithë vendit.
“Azem Hajdari do të shndërrohej me shpejtësi në flamur mbajtësin, në maratonomakun e demokracisë shqiptare. Ai me një energji, guxim e trimëri do të vërshonte si uragan në mbarë Shqipërinë, të vriste frikën”, - theksoi Berisha.
Në 13 vjetorin e vrasjes së ‘pishtarit të demokracisë’, kreu i shtetit Bamir Topi zhvilloi sot në mesditë një vizitë në familjen e ish-deputetit të vrarë Azem Hajdari.
Topi në një prononcim për mediat nënvizoi se pavarësisht se vitet kalojnë Hajdari do të kujtohet në histori si njeri i veprave të mëdha.
"Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë e vlerësojmë Azemin, një njeri që ka demonstruar të jetë i lirë, edhe atëherë kur shumë njerëz ishin të kompleksuar. Edhe pse kalojnë vitet, vështirë se gjendet një figurë paralele me Azem Hajdarin, për kurajon civile e qytetare, për të demonstruar në çdo lloj mjedisi se njeriu, para se të realizojë vepra të mëdha, duhet të jetë së pari një njeri i lirë. Kjo është arsyeja që ai respektohet dhe mbetet gjithmonë një figurë shumë e freskët për shoqërinë dhe demokracinë shqiptare",- u shpreh presidenti Topi.
(e.m/BalkanWeb)