Ilir Kumbaro, prej 15 vitesh banesë falas dhe ndihmë sociale nga shteti anglez
LONDER-Ilir Kumbaro, ish-agjenti i SHISH i kërkuar nga drejtësia shqiptare për rrëmbim dhe torturë, prej 15 vitesh jeton në Britani në një banesë sociale në sajë të ndihmës sociale që shteti i ka akorduar pasi kishte deklaruar se ishte i paaftë për punë.
Kumbaro është një nga katër personat e akuzuar për çështjen e rrembimit me pasojë zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, në 1995 në Tiranë.
Në një artikull Dailymail, duke e cilësuar Kumbaron një spiun shprehet se gjatë një seance dëgjimi në procesin për ekstradim drejt Shqipërisë, në datë 9 Shtator u bënë të ditura detaje sesi ka jetuar Kumbaro në Londër.
Kërkesat e vazhdueshme për ekstradimin e tij në Shqipëri kanë dështuar për shkak të cështjeve teknike gjatë proceseve gjyqësore.
Dje gjatë një seance gjyqësore në Londër, trupi gjykues theksoi se dështimi i ekstradimit të Kumbaros ka ardhur si pasojë e mungesës së gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë në Shqipëri gjatë seancës së fundit të zhvilluar ndaj tij.
Avokatët shprehen se e njëjta gjykatë shqiptare mund të mblidhet sërish në Nëntor ose Dhjetor dhe të finalizojnë më në fund ekstradimin e Kumbaros drejt Shqipërisë.
Britanikja Daily Mail ka mësuar se për disa probleme me pasaportën e tij, ish-punonjesi i shërbimeve sekrete ka zgjatur qëndrimin e tij në Britani, për 2 vjet me radhë.
Kumbaro sot 56 vjec pasi mbërriti në gusht të vitti 1996 në Britani, ku fillimisht pretendoi se ishte një refugjat kosovar i quajtur Shaqa Shatri . Për 15 vjet ai nuk punoi asnjë ditë në këtë shtet dhe përfitoi qëndrim në banesat sociale.
Ai bindi zyrat e emigracionit se ishte një refugjat kosovar që ishte larguar nga vendi i tij se përndiqej nga serbët.
Duke përdorur identitetine tij fals, ai përfitoi leje qëndrimi pa afat si dhe pasaportë britanike. Madje përfitoi dhe banesë sociale në Fulham, në Perëndim të Londrës, shumë pranë klubit të futbollit të Celsit. Këto përfitime pasi Kumbaro kishte deklaruar gjithashtu se ishte i paaftë të punonte.
Kumbaro, vazhdon Daily Mail, mori aistencë sepse u tha autoriteve se vuante nga depresioni dhe stresi post traumatik pas trajtimit të tij në Kosovë. Kështu ai mundi të jetojë me paratë e shtetit bashkë me të shoqen dhe të birin.
Ndërsa aktualisht ai jeton në një tjetër apartament në Forest Hill, në juglindje të Londres pasi u lirua me kusht. Mashtrimi i tij u zbulua në 2008-ën kur ai përdori pa vetëdije emrin e tij të vërtetë në disa dokumenta, në vend të identitetit të tij të rremë.
Kjo mjaftoi për të vënë në alarm detektivët britanik të cilet e kërkonin Kumbaron që pas kërkesës se autoriteteve shqiptare në qershor të 2008-ës.
Rishikimi i radhës se cështjes se tij pritet të mbahet në 1 Nëntor, përpara se te organizohet seanca perfundimtare e ekstradimit. Por, Daily mail shkruan se Kumbaro pritet të sfidojë sërish cdo vendim për ta sjelle atë në Shqipëri, duke apeluar edhe një herë në Gjykatën e Lartë.
(pergatiti.d.bonollari/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Ja banesa ku ka jetuar në Londër Ilir Kumbaro