E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët këmbëngulin tek kërkesa e fundit

Ata u mblodhën së bashku me fëmijët e tyre para minierës, por policia ka ndërhyrë duke mos lejuar që të hyjnë brenda galerive.

"Ne do të firmosim marrëveshjen me kompaninë koncesionare, vetëm kur të jenë plotësuar të gjitha kërkesat tona. Prandaj vendosëm, që në protestë të marrin  pjesë edhe fëmijët tanë, të cilët do bojkotojnë fillimin e shkollës si pasojë e probleme financiare që ne kemi”, theksuan ata, duke rikujtuar se tashmë nga ACR, presin dhe realizimin e pikës së fundit, pra largimin e drejtorit të kësaj firme në minierën e kromit në Bulqizë.

Kompania koncesionare ACR pret rifillimin e punës në minierën e kromit në Bulqizë. Kjo, pas ftesës që  kompania austriake i bëri  minatorëve të enjten, kur me anë të një njoftimi për shtyp  i bëri thirrje  të rikthehen të hënën në minierë për të rifilluar punën, duke i palajmëruar se "punonjësit, të cilët nuk do të paraqiten në pozicionet e tyre përkatëse do të konsiderohen që nuk dëshirojnë të punojnë në këtë kompani".

Në njoftim sqarohet se, personat që dëshirojnë të vazhdojnë të punojnë për kompaninë ACR duhet të raportojnë praninë e tyre në administratën e ACR në Bulqizë, ku dhe do të pajisen me kontratat e reja individuale.  "Këto kontrata do të bazohen në kontratat aktuale me disa modifikime si, paga neto e rritur me 20%, e drejta për kushte të mira pune të vazhdueshme dhe e drejta për tu informuar për planet e investimeve në minierë", deklaron ACR. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-12 12:23
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›