E Shtunë, 31 Tetor 2026

13 vjet prej daljes publike të UÇPMB-së

-Lugina e Preshevës shënon sot 13-vjetorin e shkrepjes së pushkës së parë në këtë anë kundër forcave policore ushtarake serbe.

Në janarin e vitit 2000, në Dobrosin, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit dolën në skenë publikisht për shkak të politikës injoruese të lirive dhe të të drejtave themelore të njeriut nga politika diskriminuese e Beogradit zyrtar ndaj shqiptarëve të kësaj pjese.

Përmbyllja e konflikteve të armatosura dhe fillimi i proceseve politike për zgjidhjen e krizës në Luginën e Preshevës, të paraparë me Marrëveshjen e Konçulit, të 21 majit 2001, nuk i përmbushi plotësisht kërkesat e drejta të popullatës në Luginë. Ndërkaq, ditë më parë, forca të mëdha të xhandarmërisë serbe hoqën nga “Sheshi i Dëshmorëve” në Preshevë lapidarin e ngritur në nderim të dëshmorëve të rënë të UÇPMB-së./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›