E Diel, 1 Nëntor 2026

"LDK-ja i uron punë të mbarë atyre që i ka quajtur hajna"

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Shpend Ahmeti në lidhje me kongresin e PDK-së ka thënë se LDK-ja po i uron punë të mbarë atyre që më parë i quajti hajna.

“Nuk mundesh me i quajt hajna e me ju uru’ punë të mbarë hajnave”, ka shkruar ai në facebook.
Ai e ka cituar komunikatën e LDK-së për këtë çështje: "LDK konsideron se me aferat me të cilat është karakterizuar kjo Qeveri, si dhe me përmbylljen e skenarit për kapjen agjencive të pavarura shtetërore nga strukturat partiake të PDK-së dhe grupet kriminale, kemi kapjen finale të shtetit nga krimi dhe korrupsioni"

Sipas Ahmetit kjo nuk shkon me deklaratat e LDK-së në kongresin e PDK-së. ”Ndërsa në anën tjetër, Teuta Sahatqija në kongres të PDK-së ka fjalë miradie dhe i uron në emër të LDK-së po të njëjtave struktura kongres të mirë”, ka thënë ai./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›