Sahatqija e Gashi qëndrime të kundërta për kongresin e PDK-së

(E plotësuar) Arben Gashi ka thënë se askush nga LDK-ja nuk duhet të jetë prezen në Konventen e PDK-së, pasi kjo parti e ka zhyrur Kosovën në korrupsion dhe krim të organizuar.
“Për mendimin tim askush nga LDK-ja nuk ka nevojë që të jenë prezentë në Konventen e PDK-së. Ne e dim që gjatë qeverisjës së PDK-së, Kosova është zhytur në korrupsion si dhë është shtuar krimi i organizuar”, ka thënë Gashi, transmeton Klan Kosova.
Pavarësiht kësaj, nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatqija ka qenë prezente në Kongresin e PDK-së, me ç’rast edhe e ka përshendetur nismen e punimeve të Konventës duke iu dëshiruar suksese. Ajo ka shkruar në facebook se shkuarja e saj tregon madhështinë e partisë së saj.
"Po vij nga Konventa e PDKse ku isha bashkë me përfaqesues te te gjitha partive te Kosoves (perveq VV), te Shqiperise, te Maqedonise, Te Lugines dhe te Malit te Zi.
Nje parti tregon madheshti nese eshte ne gjendje te shkon te kundershtari i vet politik me te cilin ka dallime konceptuale dhe te jete ne gjendje ti deshiron demokratizim dhe modernizim dhe ti uron pune te mbare.
Kete nuk mund te bejne ata me shpirt te vogel e shkurtpamesa, kete e bejne parti dhe njerez te medhenj, këtë e bën LDK e madhe"
---
Lidhja Demokratike e Kosovë, kërkon që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme, me qëllim që në kuvend të vijnë njerëz nga vota e qytetarëve dhe ministra që i kanë duart e pastra.
Arben Gashi, deputet i kësaj partie, ka thënë se partia e tij është e gatshme t’i futet procesit të parakohshëm zgjedhor, me apo pa reformë zgjedhore, transmeton KTV. Kjo parti shkuarjen në zgjedhje e sheh të vetmin shpëtim, ngase sipas tyre, krimi dhe korrupsioni nën qeverisjen e Hashim Thaçit, po e shkatërrojnë Kosovën.
Gashi, ia ka kujtuar Qeverisë aktuale, siç ka thënë ai, të metat dhe dështimet në sundimin e rendit dhe ligjit, të cilat po e dëmtojnë në vazhdimësi imazhin e vendit. Afera në MPB, me pasaporta biometrike, keqpërdorimi me armatim dhe municion në Policinë e Kosovës, vjedhja në dhomën e dëshmive, arrestimi i kryesuesit të Task forcës anti korrupsion, rasti i Hotelit Grand, pronto afera dhe shumë raste të tjera që kanë ndodhur gjatë kësaj qeverisje, kanë bërë që vendi të etiketohet si vend “me korrupsion dhe krim të lartë”, ka deklaruar Gashi./Indeksonline/