13-vjetori i vrasjes Topalli viziton familjen e Azem Hajdarit
Në përkujtim të 13-vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli zhvilloi një vizitë në familjen e tij, ku dhe vlerësoi Azemin si një politikan që lirinë e kishte në themel të betejave të tij.
“Sot, tha kryeparlamentarja, idealet dhe ëndrrat e tij për lirinë dhe demokracinë janë një realitet”, ndërsa shtoi se sakrifica e tij është një moment për të cilin të gjithë politikanët e rinj, jo vetëm që do të përkulen, por edhe do ta shohin si modelin e një politikani dhe njeriu shumë të veçantë”.
“Një njeri qe u bë lider në kohën e ndryshimeve të mëdha historike, dhe nga ai moment, Shqipëria është kjo që është, e lirë, në NATO dhe pa viza”, tha ajo.