E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet nje trup i pajete ne zonen e Tragjasit ne Vlore

Në zonën e Tragjasit në Vlorë, në afërsi të vaskave të peshkut, është gjendur një trup i pajetë.

Për shkak të dekompozimit të trupit, ka qenë i vështirë edhe identifikimi dhe përcaktimi i seksit të viktimës.

Në prani edhe të mjekut ligjor, është konfirmuar se kufoma i përket një mashkulli.

Kufomës iu gjet një rrip plastik i mbështjellë rreth qafës.

Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të nxjerrë detaje rreth viktimës.

Zona në afërsi të fshatit Tragjas ku u gjet trupi i dekompozuar, është një vend i pabanuar, ku kalon një rrugë automobilistike.

Nuk dihet akoma nëse viktima është vrarë dhe groposur aty apo është sjellë nga diku tjetër për t’u groposur.

Viktima ishte groposur pranë një kodre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›