E Diel, 1 Nëntor 2026

Burgaj Dy pista konkrete per zbardhjen e vrasjes se gjyqtarit Konomi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, deklaron se janë piketuar dy pista konkrete për zbardhjen e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë.

Burgaj nuk bëri të ditur se për çfarë pistash bëhej fjalë por shtoi se punohej intensivisht për zbulimin e plotë të ngjarjes së ndodhur paraditen e të premtes në Vlorë.

Deklaratat u bënë në përfundim të konferencës për shtyp në lidhje me përfundimin e një operacioni të përbashkët me autoritet italiane për arrestimin e disa personave në kërkim ndërkombëtar.

Pesëmbëdhjetë persona të kërkuar nga drejtësia italiane dhe të konsideruar si të rrezikshmërisë së lartë janë arrestuar në tre ditët e fundit nga policia e shtetit.

Të arrestuarit akuzohen për vrasje, grabitje dhe trafiqe të lëndëve narkotike.

Operacioni policor i realizuar me asistencën e oficerëve italianë të kontaktit, nisi në Laç me arrestimin nga skuadra speciale RENEA, e Ylli Ndoit, i kërkuar për vrasje në Itali dhe i arratisur nga burgu i sigurisë së Lartë në Milano.

Operacioni u shtri në Qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Elbasan, Berat, Vlorë dhe Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›