Berisha Jemi krah SHBA-ve ne luften ndaj terrorizmit
“Shqipëria vazhdon të jetë krah aleatëve në luftën ndaj terrorizmit”.
Me këto fjalë është shprehur kryeministri Berisha gjatë ceremonisë së organizuar me rastin e hapjes së një ekspozite për 11 Shtatorin, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar.
“Nderojmë kujtimin e 3 mijë viktimave, të shkaktuar nga sulmi barbar në Nju Jork, Uashington, Pensilvani”, tha ai.
Duke shtuar se paskëtaj, njerëz nga e gjithë bota mbështetën Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kombet e lira u detyrohen SHBA-ve për lirinë e tyre.
Ideatorët menduan se do t’i mposhtnin SHBA-të, por ata morën ndëshkimin e merituar”, shtoi më tej kreu i qeverisë, duke përfunduar se këta 10 vjet që pasuan sulmet terroriste, kanë qenë 10 vite luftë e pandërprerë me terrorizmin.