Digjet godina e komunes Shale ne rrethin e Shkodres

Shkrumbohet plotësisht godina e Komunës Shalë të Dukagjinit në rrethin e Shkodrës.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të ditës së hënë.
Sipas burimeve nga policia e Shkodrës, godina është djegur qëllimisht dhe po punohet në identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj ngjarje.
Po nga policia e Shkodrës, mësohet se në vend ngjarje janë dërguar një grup hetimor dhe forca të shumta të policisë të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve që mendohet të kenë qenë disa persona.
Komuna Shalë ka qenë njësia e fundit e qeverisjes vendore që ka përfunduar procesin zgjedhor, pas tre raundesh zgjedhje.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes në godinën e Komunës Shalë që ndodhet në fshatin Breglumi janë djegur përveç orendive edhe gjithë dokumentacioni i saj.