E Diel, 1 Nëntor 2026

130 filma ballkanikë në garë për Berlinale

Tre seleksionuesit e Berlinale’s, Anna Hoffman, Bernd Buder dhe Nikolaj Nikitin, kanë filluar në Tiranë punën për klasifikimin e filmave nga Kosova, Maqedonia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria, që do të përzgjidhen për shfaqje në edicionin e vitit 2012 të festivalit filmik të Berlinit.

Në takim me seleksionuesit e Berlinale’s po marrin pjesë përfaqësuesit e qendrave partnere të filmit në rajon. Ndryshe, seleksionuesit do të shikojnë afro 130 filma artistikë nga Ballkani, përfshirë këtu edhe filma dokumentarë dhe të animuar. Filmat janë prodhime të vitit 2010 që nuk kanë pasur premiera ndërkombëtare.

Mësohet se nga Shqipëria në fazën e parë marrin pjesë 7 filma, kurse nga Kosova 6 filma. Shtetet e tjera ballkanike ndërkaq janë përfaqësuar me më shumë prodhime filmike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›