E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpallen fituesit e American Music Awards

Ylli i muzikës country, Taylor Swift, triumfoi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore të Amerikës, në Los Angeles. Ajo triumfoi në tri kategori: si interpretuese e vitit, si këngëtarja më e mirë country dhe për albumin më të mirë të vitit (Speak Now).

Këngëtarja britanike, Adel, po ashtu triumfoi në tri kategori: këngëtarja më e mirë pop/rock, interpretuesja më e mirë moderne dhe albumi më i mirë pop/rok (21). Këngëtari më i mirë pop/rock u zgjodh Bruno Mars.

Çmimin për grupin më të mirë country e fitoi grupi Lady Antebellum, kurse për grupin më të mirë pop/rok grupi Maroon 5. Interpretuesit më të mirë të rockut alternativ u shpallën Foo Fighters.

Këngëtarja më e mirë e ‘soul,rythm&blues’ u shpall Byonce, ndërsa tek meshkujt, Asher. Çmimi për albumin më të mirë në këtë kategori iu dha albumit të Rihanna’s “Loud”.

Nicki Minaj u shpall interpretuesja më e mirë e muzikës rep, ndërsa albumi i saj “Pink Friday” u shpallë më i miri në këtë kategori.

Jennifer Lopez u shpall interpretuesja më e mirë e muzikës latine.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›