131 studentë të Histori-Filologjisë, me diploma në duar
131 studentë të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, provuan shijen e diplomimit. 50 studentë të tjerë morën diplomën e dytë universitare, atë të masterit shkencor dhe 10 akademikë mbrojtën doktoratën.
Ky ishte bilanci i këtij fakulteti, i bërë i njohur në ceremoninë e diplomimit të studentëve. Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule, vlerësoi reformimet e bëra në arsim dhe stafin akademik.
Ndërsa dekani i fakultetit të Historisë dhe Filologjisë Shezai Rrokaj, u drejtua studentëve me mesazhe të veçanta. Ceremonia e diplomimit u bë në ambjentet e fakultet të Histori Filologjisë me pjesëmarrjen e personaliteve dhe drejtuesve të këtij fakulteti.