Fule: Arrestimi i Haxhiq, hap i rëndësishëm për Serbinë

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë mirëpritur arrestimin e të akuzuarit për krime lufte në ish-Jugosllavi, Goran Haxhiq, duke e quajtur një hap të rëndësishëm për Serbinë në realizimin e perspektivës evropiane.
Megjithatë, Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule ka thënë se Serbia duhet të shënojë përparim në lirinë e mediave, sundimin e ligjit dhe në transparencën politike, para se të bëhet kandidate për anëtarësim.
“Pas dërgimit të Mlladiqit në Hagë dhe kapjes së Haxhiqit, po, Serbia është më afër Bashkimit Evropian. Por, nëse më pyesni: a do të thotë kjo për Serbinë që mund të largohet nga lista e gjërave që duhet t`i bëjë? Jo”, ka thënë Fyle.
Autoritetet serbe kanë njoftuar se kanë arrestuar Haxhiqin në rajonin e Frushka Gorës.