132 të vrarë, 500 të plagosur nga dy shpërthime në Bagdatin qendror
Autoritetet irakiane thonë se dy shpërthime të fuqishme me bombë në Bagdatin qendror shkaktuan të paktën 132 të vrarë dhe 500 të plagosur në sulmin më të përgjakshëm në disa muaj.
Shpërthimet e sotme gati të menjëhershme kishin në objektiv një ndërtesë të qeverisë provinciale si dhe Ministrinë e Drejtësisë.
Shpërthimet tronditën ndërtesat në Bagdat, ndërsa tymi mbuloi qiellin e kryeqytetit irakian.
Asnjeri nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet. Zëdhënësi i qeverisë irakiane, Ali al-Dabag, tha se aktet e dhunshme mbajnë vulën e al-Kaidës.
Dhuna në Irak ka rënë ndjeshëm gjatë vitit të fundit, megjithatë kryengritësit vazhdojnë të ndërmerrin sulme sporadike si kundër forcave të sigurimit ashtu edhe kundër civilëve. Zyrtarët kanë paralajmëruar se zulmet mund të shtohen në prag të zgjedhjeve të janarit.
Para dy muajsh, kryengritësit vunë në shënjestër Ministrinë e Financave dhe atë të Punëve të Jashtme të Irakut. Nga sulmet me makinë bombë u vranë më shumë se 100 njerëz dhe u plagosën 500 të tjerë. Al-Kaida mori përgjegjësinë për ato sulme. (ze)