E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama ka plane për të ndihmuar bizneset e vogla

-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:roman; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:-1610611985 1107304683 0 0 159 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:10.0pt; font-family:"Times New Roman","serif"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} p.MsoBodyText, li.MsoBodyText, div.MsoBodyText {mso-style-noshow:yes; mso-style-unhide:no; mso-style-link:"Body Text Char"; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; text-align:justify; line-height:200%; mso-pagination:widow-orphan; font-size:16.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt; font-family:"Times New Roman","serif"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ; mso-bidi-font-weight:bold;} span.BodyTextChar {mso-style-name:"Body Text Char"; mso-style-noshow:yes; mso-style-unhide:no; mso-style-locked:yes; mso-style-link:"Body Text"; mso-ansi-font-size:16.0pt; mso-ansi-language:SQ; mso-bidi-font-weight:bold;} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; font-size:10.0pt; mso-ansi-font-size:10.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.0in 1.0in 1.0in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} --> /* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}

Presidenti Obama kërkon të mundësojë më shumë para për bizneset e vogla duke caktuar miliarda dollarët që fillimisht ishin caktuar për të shpëtuar institucionet gjigande financiare, të përdoren tani për bankat më të vogla. Presidenti po i kërkon Kongresit të shtojë huatë për bizneset e vogla dhe të japë kapital me interes të ulët për bankat e vogla me synimin për të qarkulluar përsëri kreditin për bizneset e vogla.

Megjithëse ekonomia e dërrmuar amerikane po fillon të tregojë shenja përmirësimi, njerëzit ende po humbasin shtëpitë, numri i papunësisë po shtohet dhe shumë banka ngurojnë të japin hua.

Presidenti Obama thotë se shtrëngimi i kreditimit dëmton bizneset e vogla:

"Bizneset e vogla kanë qënë disa nga më të goditurat nga recesioni. Nga mesi i vitit 2007 deri në fund të 2008ës bizneset e vogla humbën 2 presje 4 milionë vende pune”.  

Presidenti kërkon të shtojë tavanin maksimal të huave për bizneset e vogla. Ai po i kërkon kongresit të mundësojë që miliarda dollarët e caktuar fillimisht për të shpëtuar institucionet e mëdha financiare të jepen për bankat e komunitetit, zakonisht banka me më pak se një miliardë dollarë asete.

"Në se këto institucione hartojnë një plan për të shtuar huadhëniet për bizneset e vogla, ne do t'i ndihmojmë të kenë kapitalin e nevojshëm për të dhënë para me norma interesi të përballueshme ashtu si nga institucionet e mëdha financiare”. - thotë zoti Obama

"Bankat e komunitetit do të jenë katalizatori i kthimit të kësaj ekonomie dhe çfarëdo mbështetje të marrin nga qeveria do të na ndihmojë”. - thotë Dorothy Bridges e City Bank në Uashington

Dorothy Bridges është drejtoreshë ekzekutive në bankën City First Bank në Uashington. Ajo thotë se këto janë kohë sfiduese për bankat dhe bizneset që ato u shërbejnë. Dorothy beson se propozimi i presidentit do të bëjë që bankat e vogla të ndihmojnë më shumë njerëz. Ajo thotë:

"Ne i njohim njerëzit e komunitetit, i njohim bizneset e zonës që i japin gjallërinë komunitetit tonë”.

Por nuk janë vetëm bizneset e vogla që përfitojnë nga bankat e komunitetit. Sylvia Robinson është drejtoreshë ekzekutive për organiatën jo-fitimprurëse Emergence Community Arts Collective.

"Ky është një vend ku njerëzit mund të vijnë të mësojnë marrëdhëniet sociale, të mosojnë për kulturat dhe të edukohen për fusha të ndryshme"- thotë ajo

Ëndrra e Sylvias për ta kthyer këtë ndërtesë shekullore në një qendër komuniteti për pak sa nuk u realizua. Pasi u refuzua nga disa banka të mëdha, City First ra dakort të financonte blerjen e ndërtesës historike për 850 mijë dollarë.

"Pa huanë, nuk do ta arrinim të kishim këtë qendër. Ishim të dëshpëruar për ta mbajtur këtë ndërtesë"

Robinson beson se bankat e vogla mund të luajnë një rol të rëndësishëm në rimëkëmbjen e komuniteteve. Por kritikët thonë se duhet më shumë për të rregulluar sistemin financiar të vendit.//mm//

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›