Përcahen Myslimanët. Rusheku akuzon Mucën
TIRANË- Dy javë pas shkarkimit nga detyra të nënkryetarit të Sami Rusheku, rishfaqen përplasje në radhët e drejtuesve të Komunitetit Mysliman Shqiptar. Ish nënkryetari Rusheku ka akuzuar kreun Selim Muca për përfshirje të dyshimtë në biznesin e shitjes së trojeve, si kundër është rasti në qendër të kryeqytetit. I revoltuar nga shkarkimi, sipas tij, i paargumentuar Rusheku ka kërkuar largimin nga detyra të kreut të Komunitetit Mysliman. Në 9 tetor kryesia e Komunitetit Mysliman i thirrur nga kreu Selim Muca vendosi shkarkimin e numrit dy të komunitetit. Sipas Rushekut mbledhja është bërë në shkelje të hapur me procedurat, për njoftimin dhe organizimin e saj, duke cilësuar si autorin e shkeljes kreun e Komunitetit Mysliman, Selim Muca.
(m.a/News24/BalkanWeb)
(m.a/News24/BalkanWeb)