Shkodër, plagoset me thikë një 16 vjecar
SHKODER- Një i mitur vetëm 16 vjeç është plagosur me thikë mbrëmjen e ditës së shtunës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.00 në qendër të qytetit. Mësohet se 16 vjeçari me inicialet K.M banues në lagjen “Salo Halili” ka mbetur i plagosur me thikë në brinje nga persona ende të paidentifikuar pas një grindjeje të castit. 16 vjecari është dërguar menjeherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Nga burime spitalore mësohet se plaga e shkaktuar nga thika nuk përbën rrezik për jetën e tij. Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për ngjarjen.
(m.a/News24/BalkanWeb)
(m.a/News24/BalkanWeb)