Mirditë, fshati i izoluar vetëm me një furgon
MIRDITË- Një furgon tip minibuz mban gjallë komunikimin rrugor të një fshati të thellë në zonat malore të rrethit të Mirditës. Furgoni kalon në rrugën që është bërë nga vetë banorët. Ky mjet ka parandaluar disi braktisjen e fshatit Tenë në malet e Mirditës. Me të shtegtojnë fëmijët e fshatit që nga shtëpitë e tore për të nxënë në bankat e shkollave në Rrëshen. Por ai shërben edhe si e vetmja mundësi e lëvizjes se banorëve në drejtim të zonave të tjera ose në drejtim të qytetit të Rrëshenit. Por Tena nuk është një fshat i thjeshtë, aty janë mbi 100 familje, që jetojnë në mes të bimësisë dhe prodhimeve të bollshme të arave, të cilat i punojnë me kujdes, por të vetmen mundësi për komunikim me zonat e tjera kanë këtë furgon. Kjo rrugë e ndërtuar nga banorët të sjell në Rrëshen, por një tjetër rrugë mes dushqesh, të con edhe në luginën e Fanit të Vogël karshi autostradës së re, ashtu si tjetra të ngjit akoma më tutje për tju afruar Shkallëgjanës, e për të mbërritur në nënshejtin e famshëm. Edhe pse i ka të mjaftueshme shtigjet për tu lidhur me rrugët e tjera rurale, apo edhe me rrugën nacionale ky fshat mbetet i izoluar, ku mjeti i vetëm i transportit publik është ky furgon.
(m.a/News24/BalkanWeb)
(m.a/News24/BalkanWeb)