Edison Kelmendi, modeli shqiptar ne Milano Fashion Week
Modeli 20-vjecar me origjine shqiptare, Edison Kelmendi, po zhvillon me sukses karrieren e tij ne kryeqytetet boterore te modes. I lindur ne Prizren, Edisoni ka udhetuar ne moshen 1-vjecare me familje drejt Zvicres, ku edhe ka filluar karrieren e modelimit ne "Zürich Fashion Days". Tani, jeta e tij zhvillohet mes Cyrihut, Milanos, Mynhenit, Stokholmit, Hong-Kongut e Nju Jorkut, pasi ai ka vazhdimisht sesione fotografimesh dhe sfilata me dizajner te njohur. "Neser do te udhetoj drejt Firences ku kam nje 'lookbook shooting' per nje dizajner. Me pas do te udhetoj drejt Mynhenit ku kam sesion fotografimi per nje reviste. Por ngjarja kryesore per kete periudhe do te jete Milano Fashion Week, qe zhvillohet nga data 23 deri 27 qershor", - ka tregon Edisoni ne nje interviste te dhene per mediat kosovare. Ndersa me 14 qershor do te publikohen fotografite e Kelmendit ne revisten e njohur zvicerane "Herren Globus". Ai eshte paraqitur ne sfilaten e modes se kompanise prestigjioze "Versace", ne prezantimin e koleksionit te ri te veshjeve per meshkuj, per sezonin vjeshte/dimer 2012/13, ndersa pas kesaj i ishte rikthyer Milanos per nje bashkepunim ndryshe me "Versace":
"Kam qene atje per provat teknike per koleksionin e ri". Nga angazhimet e shumta dhe pasioni qe Edisoni ka per modelimin, duket se ai do te arrije ate qe enderron, te behet nje nga top modelet me te mire te botes.