E Diel, 1 Nëntor 2026

135 gazetarët më të njohur në vend: Qeveria të tërhiqet nga kursi negativ ndaj lirisë së mediesNga Tema Gazetarët më të njohur në vend nënshkruan një peticion, ku kërkojnë që në vend të nisë një aksion i përbashkët për vendosjen e standarde

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

135 gazetarët më të njohur në vend: Qeveria të tërhiqet nga kursi negativ ndaj lirisë së mediesNga Tema

Gazetarët më të njohur në vend nënshkruan një peticion, ku kërkojnë që në vend të nisë një aksion i përbashkët për vendosjen e standardeve të reja për lirinë e shtypit.

135 firmëtarët reaguan kështu pas sulmit të dhunshëm mbi botuesin e gazetës “TemA”, Mero Baze, duke e cilësuar si mjaft të rëndë situatën, ku ndodhet liria e medies.

Gazetarët kanë dënuar qëndrimin e mbajtur nga eksponentë të medies në mbështetje të dhunimit të gazetarit Baze. Ata kanë kërkuar që në vend të ketë një ligj perëndimor për shtypin, që organet e hetimit të marrin përsipër barrën e provës, kur gazetarët akuzohen, si dhe të ketë një sistem vetërregullues të institucioneve të medies.

“Ne kërkojmë sa më shpejt të jetë e mundur të fillojë procesi i hartimit të një ligji perëndimor për shtypin, sipas gjithë standardeve të Bashkimit Evropian, ku të garantohet statusi i gazetarit dhe t’i garantohet atij e drejta për informim dhe akses të pakushtëzuar në informacionin zyrtar. Në kushtet e një shoqërie me probleme të forta të lidhjes së politikës me krimin dhe nivelit të lartë të korrupsionit, ne inkurajojmë një ligj, i cili në rastet e ballafaqimit të gazetarëve me personat e prekur, të kalojë barrën e provës tek organet e hetimit, të cilat duhet të provojnë përmes mekanizmave të hetimit të vërtetë mbi problemet e ngritura nga media. Kjo do t’i jepte fund instalimit të një sistemi vetëgjyqësie që qeveria duket se po e inkurajon përmes shmangies së kuadrit ligjor për medien dhe mbylljen e çdo aksesi për informacion zyrtar te media.

Ne, gazetarët shqiptarë, angazhohemi për ndërtimin sa më të shpejtë të një sistemi vetërregullues të institucioneve të medies, duke inkurajuar krijimin e një organizate ombrellë që të përfaqësojë gazetarët shqiptarë në debatin e tyre publik për lirinë e medies dhe vendosjen e standardeve të denja për një vend që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Ky sistem nuk do të vetëkufizohet vetëm në organizata sindikaliste, por mbi të gjitha, në një organizatë që mbron parimet e lirisë së shtypit dhe standardet e etikën e një shtypi perëndimor”, - thuhet në peticion.

Gazetarët i kanë bërë thirrje qeverisë që të reflektojë në kursin e saj negativ ndaj lirisë së medies në vend dhe kanë kërkuar mbështetjen ndërkombëtare në përpjekjet e tyre.

“Ne, gazetarët shqiptarë, angazhohemi se do të vazhdojmë të luftojmë për një cilësi të re të shtypit në Shqipëri dhe lirisë së fjalës, e cila po vihet në rrezik nga këta hapa të dukshëm mbrapa që po bën liria e shtypit në këtë vend.

Ne, gazetarët shqiptarë, kërkojmë mbështetje të organizmave ndërkombëtare si Bashkimi Evropian, OSBE, Departamenti amerikan i Shtetit, si dhe institucioneve prestigjioze ndërkombëtare për lirinë e medies si Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve, Komiteti për Mbrojtje të Gazetarëve, Organizatës Reporterë pa Kufij, për të na mbështetur dhe ndihmuar në përpjekjet tona për mbrojtjen e lirisë së shtypit në Shqipëri dhe arritjen e standardeve perëndimore.

Ne, gazetarët shqiptarë, i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të reflektojë në kursin e saj negativ ndaj lirisë së medies dhe në imitimin e keq të standardeve të republikave ish-sovjetike për një vend që kërkon t’i bashkohet Perëndimit.

Ne mbetemi të vendosur deri në fund në betejën tonë”, - përfundon peticioni i tyre.

Peticioni

Ne, gazetarët shqiptarë, të poshtëshënuar;

të shqetësuar nga përkeqësimi në rritje i klimës për lirinë e shtypit në vendin tonë,

të alarmuar nga thirrjet publike të përfaqësuesve të shumicës në pushtet pro dhunës ndaj medies,

të shokuar nga thirrje të pronarëve të medieve proqeveritare për dhunim të gazetarëve,

të indinjuar nga indiferenca e policisë në mosarrestimin e dhunuesve të gazetarit Mero Baze,

dhe të ndjerë të injoruar nga qeveria shqiptare në përpjekjet tona për të shkuar drejt të vërtetave me interes publik,

Bashkohemi në këtë thirrje publike që synon nisjen e një aksioni të përbashkët për të vendosur standarde të reja për lirinë e shtypit në Shqipëri.

Nisur nga fakti që Shqipëria tani është vend anëtar i NATO-s dhe ka aplikuar për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, ne gazetarët shqiptarë shprehim angazhimin tonë për të rritur presionin mbi qeverinë, parlamentin dhe opinion publik, lidhur me standardet e ulëta të lirisë së shtypit në vendin tonë. Shqipëria ka bërë hapa të theksuara mbrapa në klasifikimin botëror të lirisë së shtypit gjatë vitit që shkoi, ndërkohë që ngjarje të reja e bëjnë dhe më pesimiste të ardhmen e lirisë së shtypit.

Gazetarët shqiptarë po ndeshen përditë me një regjim politiko-mediatik, ku mbizotëron përpjekja për të mbajtur nën kontroll me të gjitha mjetet fjalën e lirë dhe gazetarinë kritike e investigative. Gazetarët shqiptarë janë ndeshur gjatë kohëve të fundit me dhunë fizike, me presione për ndryshim të politikës editoriale përmes paralajmërimeve apo dorëheqjeve të detyruara të gazetarëve të njohur, me qëndrime selektive të qeverisë në orientimin e tregut të reklamave për operatorët televizivë dhe shtypin e shkruar, dhe me një inkurajim të dukshëm të shumicës në pushtet për gjuhën e urrejtjes ndaj gazetarëve kritikë apo dhe dhunën fizike ndaj tyre. Në shumicën e rasteve këto fushata janë udhëhequr nga vetë kryeministri Berisha, i cili ka agresuar me emër dhe ka fyer gazetarë të njohur të medies shqiptare për shkak të qëndrime të tyre editoriale. Qëndrime të tilla ne i kemi parë si inkurajim dhe për akte të tjera të dhunës mbi gazetarët, të cilat qeveria ka bërë përpjekje t’i justifikojë duke fajësuar medien.

Po ashtu, shqetësuese kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë presionet mbi bizneset e medies kritike me qeverinë, të cilat janë shfaqur në formën e prishjes së kontratave afatgjata të investimeve, zhvendosjes së dhunshme të selive të redaksive dhe studiove televizive kritike me qeverinë, si dhe prishjes arbitrare të antenave të televizioneve që nuk konsiderohen nën kontroll të qeverisë.

Ne kërkojmë sa më shpejt të jetë e mundur të fillojë procesi i hartimit të një ligji perëndimor për shtypin, sipas gjithë standardeve të Bashkimit Evropian, ku të garantohet statusi i gazetarit dhe t’i garantohet atij e drejta për informim dhe akses të pakushtëzuar në informacionin zyrtar. Në kushtet e një shoqërie me probleme të forta të lidhjes së politikës me krimin dhe nivelit të lartë të korrupsionit, ne inkurajojmë një ligj, i cili në rastet e ballafaqimit të gazetarëve me personat e prekur, të kalojë barrën e provës tek organet e hetimit, të cilat duhet të provojnë përmes mekanizmave të hetimit të vërtetë mbi problemet e ngritura nga media. Kjo do t’i jepte fund instalimit të një sistemi vetëgjyqësie që qeveria duket se po inkurajon përmes shmangies së kuadrit ligjor për medien dhe mbylljen e çdo aksesi për informacion zyrtar te media.

Ne, gazetarët shqiptarë, angazhohemi për ndërtimin sa më të shpejtë të një sistemi vetërregullues të institucioneve të medies, duke inkurajuar krijimin e një organizate ombrellë që të përfaqësojë gazetarët shqiptarë në debatin e tyre publik për lirinë e medies dhe vendosjen e standardeve të denja për një vend që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Ky sistem nuk do të vetëkufizohet vetëm në organizata sindikaliste, por mbi të gjitha, në një organizatë që mbron parimet e lirisë së shtypit dhe standardet e etikën e një shtypi perëndimor

Ne, gazetarët shqiptarë, angazhohemi se do të vazhdojmë të luftojmë për një cilësi të re të shtypit në Shqipëri dhe lirisë së fjalës, e cila po vihet në rrezik nga këta hapa të dukshëm mbrapa që po bën liria e shtypit në këtë vend.

Ne, gazetarët shqiptarë, kërkojmë mbështetje të organizmave ndërkombëtare si Bashkimi Evropian, OSBE, Departamenti amerikan i Shtetit, si dhe institucioneve prestigjioze ndërkombëtare për lirinë e medies si Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve, Komiteti për Mbrojtje të Gazetarëve, Organizatës Reporterë pa Kufij, për të na mbështetur dhe ndihmuar në përpjekjet tona për mbrojtjen e lirisë së shtypit në Shqipëri dhe arritjen e standardeve perëndimore.

Ne, gazetarët shqiptarë, i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të reflektojë në kursin e saj negativ ndaj lirisë së medies dhe në imitimin e keq të standardeve të republikave ish-sovjetike për një vend që kërkon t’i bashkohet Perëndimit.

Ne mbetemi të vendosur deri në fund në betejën tonë.

1. Andi Bushati

2. Arban Hasani

3. Rudina Xhunga

4. Andrea Stefani

5. Armand Shkullaku

6. Sokol Balla

7. Preç Zogaj

8. Besnik Mustafaj

9. Andi Tela

10. Skënder Minxhozi

11. Pirro Misha

12. Ylli Rakipi

13. Anila Basha

14. Lorenc Vangjeli

15. Alfred Peza

16. Mustafa Nano

17. Arian Çani

18. Mimoza Dervishi

19. Mentor Kikia

20. Bledar Zaganjori

21. Lutfi Dervishi

22. Monika Stafa

23. Ilir Paço

24. Valbona Kurti

25. Rezeart Xhaxhiu

26. Pandi Gjata

27. Roland Qafoku

28. Patrik Sadikaj

29. Dardan Malaj

30. Altin Kreka

31. Mimoza Picari

32. Marin Mema

33. Klodiana Kapo

34. Klodian Tomori

35. Alma Demiraj

36. Sali Juniku

37. Elert Yzeiri

38. Sonila Agostini

39. Gazmend Janku

40. Donald Jorgoni

41. Gjergj Erebara

42. Kamber Velaj

43. Mira Kazhani

44. Anila Rama

45. Blerina Moka

46. Genti Dervishi

47. Roland Zili

48. Tedi Blushi

49. Kujtim Boriçi

50. Darina Tanushi

51. Ilda Lumani

52. Altin Latifi

53. Genc Kondi

54. Gerti Xhaja

55. Elira Canga

56. Admirina Peçi

57. Fatmira Nikolli

58. Trëndafile Visha

59. Olsi Kolami

60. Gent Dervishi

61. Karolina Risto

62. Ardi Bita

63. Rildo Ngjela

64. Jonida Shehu

65. Ened Janina

66. Adrian Thano

67. Eglantina Bardhi

68. Fejzi Braushi

69. Fatjon Çuka

70. Flamur Vezaj

71. Dashamir Biçaku

72. Nevila Perndoj

73. Elona Demollari

74. Emirjon Senja

75. Yllka Lezo

76. Bardhi Quku

77. Arben Rrozhani

78. Arlinda Gjypi

79. Armando Meta

80. Albert Gjoka

81. Laureta Rryçi

82. Ervin Koçi

83. Eljona Ballhysa

84. Shaban Sulçe

85. Dash Frasheri

86. Emanuela Sako

87. Jonida Tashi

88. Blerina Olldashi

89. Izaura Ndoj

90. Arion Sulo

91. Aleksandra Bogdani

92. Florion Serjani

93. Julian Llupo

94. Lindita Çela

95. Erjona Rusi

96. Eni Muçi

97. Marsel Lela

98. Petrika Grosi

99. Leonard Bakillari

100. Sonila Merolli

101. Enton Palushi

102. Fitim Zekthi

103. Dhurata Hamzai

104. Nada Gurashi

105. Bledar Lumani

106. Çelo Hoxha

107. Olta Blaceri

108. Alma Çupi

109. Blerta Gjermeni

110. Edlira Prendi

111. Valmira Dalipi

112. Aulona Kadillari

113. Erblina Prifti

114. Saimir Sula

115. Leftion Peristeri

116. Rajmonda Lajthia

117. Merita Haklaj

118. Sadiela Olloni

119. Erida Gjermeni

120. Ornela Joti

121. Keti Banushi

122. Stanela Kostollari

123. Dafina Hysa

124. Andi Nuraj

125. Klodiana Bufi

126. Edvin Peçi

127. Elvin Luku

128. Gent Hazizi

129. Nolian Lole

130. Rovena Moçka

131. Dritan Dango

132. Dalina Çarçani

133. Lorenc Shehu

134. Harbi Aliaj

135. Brikena Kuka

Peticioni i Frangajt: Nëse nuk do jetë Mero, do jemi më të qetë

Një ditë pasi ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers, tha se ishte i shokuar nga qëndrimi i qeveritarëve të lartë dhe drejtuesit të TV Klan, Aleksandër Frangaj, pro dhunës ndaj gazetarëve, ky i fundit hartoi një peticion si kundërvënie ndaj peticionit të 135 gazetarëve më të njohur në vend. Frangaj firmosi vetë peticionin e tij dhe tha se e kanë firmosur edhe 214 të tjerë, pa treguar se kush qenkan këta gazetarë që kanë firmosur. Në peticionin e tij thuhej se ekzistenca e gazetarit Mero Baze e trazon skenën e qetë të medies shqiptare. Njeriu që në gazetën e tij ka bërë thirrje publike për eliminimin fizik të gazetarit Mero Baze, prej ditësh po shprehet pro dhunës ndaj gazetarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›