Berisha: Do luftoj korrupsionin në Shëndetësi. PS: Nise betejën nga mbesa e gruas tëndeNga TemaKryeministri Berisha ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se sistemi shëndetësor do të jetë prioriteti kryesor i qeverisë së tij për këtë mandat. Deklarata
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Berisha: Do luftoj korrupsionin në Shëndetësi. PS: Nise betejën nga mbesa e gruas tëndeNga TemaKryeministri Berisha ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se sistemi shëndetësor do të jetë prioriteti kryesor i qeverisë së tij për këtë mandat. Deklarata e Berishës është bërë gjatë inaugurimit të godinës së re të Fakultetit të Infermierisë së Universitetit të Tiranës. “Këto katër vite në një aspekt mund t’i quaj vitet e shëndetësisë. E kam theksuar dhe po e theksoj prapë, prova më e madhe e qeverisjes time do të jetë reforma në shëndetësi. Është jetike që të gjenden të gjitha format për ta bërë këtë sistem sa më funksional, është jetike të shtrijmë me shpejtësi të madhe partneritetin publik-privat”, - deklaroi gjatë ditës së djeshme kryeministri Berisha.
Berisha është shprehur gjithashtu edhe në lidhje me luftën ndaj korrupsionit në shëndetësi, duke thënë se, “lufta kundër korrupsionit në sistemin e shëndetësisë është jetike dhe vendimtare për ta vendosur bluzën e bardhë në piedestalin që ka pasur dhe duhet të ketë në të gjitha kohërat”.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Partisë Socialiste, që nëpërmjet zëdhënëses, Armela Imeraj, ka deklaruar se Berisha vazhdon me hipokrizinë e tij, kur flet për shëndetësinë. “Kryeministri ka vazhduar me hipokrizinë e tij t’u thotë shqiptarëve se ai është i vendosur për ta kthyer shëndetësinë në prioritet të qeverisjes dhe për të luftuar korrupsionin në spitale. Fatkeqësisht, sot, kur kanë kaluar më shumë se 4 vjet nga marrja e mandatit të parë të dështuar të Sali Berishës, ky i fundit na tregon të njëjtën përrallë si katër vjet më parë”, - deklaroi zëdhënësja e PS. Selia rozë është shprehur se kryeministri Berisha nuk ka moral për të folur për luftën kundër korrupsionit në shëndetësi, pasi vetë familjarët e tij janë të zhytur në llumin e korrupsionit. “Spitalet e vendit janë në gjendje denigruese për çdo pacient, sepse korrupsionin shumëmilionësh e bën vetë Berisha dhe familja e tij. Kryeministri i ka duart e lidhura, pasi i duhet ta nisë luftën kundër korrupsionit nga familja. Berisha e fsheh burimin e këtij korrupsioni, mbesën e Familjes, e cila mbron interesat e klanit familjar në tenderët prej disa milionash dhe lë pas dore interesat e mijëra shqiptarëve, të rinj e të moshuar, që sot nuk arrijnë të gjejnë dot në shërbimin shëndetësor shqiptar ndihmën që kërkojnë”, - përfundon deklarata e PS.