E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri, peticion në mbrojtje të TaçitNga Antena brenda familjesNjë alarm i papritur pushtoi dje Sandrin, kur mori vesh se rreth 135 gazetarët më të njohur në Shqipëri kishin bërë një peticion, ku dënonin dhunën mbi shtypin dhe qëndrimet agresive të q

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri, peticion në mbrojtje të TaçitNga Antena brenda familjes

Një alarm i papritur pushtoi dje Sandrin, kur mori vesh se rreth 135 gazetarët më të njohur në Shqipëri kishin bërë një peticion, ku dënonin dhunën mbi shtypin dhe qëndrimet agresive të qeverisë dhe Sandrit pro sulmuesve. I alarmuar mori doktorin në telefon.

- Kanë bërë ata plehrat një peticion, - i tha. - Si t’ia bëjmë?

- Sandër, bëj dhe ti një. Mjafton të jenë dy. Kush e mori vesh se kush e bëri dhe çfarë. Lajmi ka rëndësi.

- Mirë e ke, - i tha Sandri. - Po ata kanë mbledh nja 130 firma deri tani.

- S’ka problem Sandër, ti thuaj kam mbledh 215. Kush do t’i shikojë firmat?

- Mirë e ke, - tha Sandri. - Ja po flas me Fevziun dhe ta lemë ta shkruajmë. Gjysmë ore më pas, Sandri mori prapë në telefon.

- Doktor, e bëra. Të ta lexoj?

- Shumë mirë Sandër, shiko, mbaj shënim ca gjëra...

- Po e kemi bërë doktor, ja të ta lexoj...

- Shumë të mirë e paski ba Sandër, po shkruaj këto që po të them unë.

Sandri u dorëzua dhe filloi të shkruajë pa ia lexuar atij.

“Shoqata Kombëtare e Medieve Elektronike dënon me indinjatë të thellë përdorimin politik të gjykatave në Shqipëri, të cilat kanë arrestuar në mënyrë flagrante dhe pa asnjë fakt biznesmenin e nderuar Rezart Taçi. Arrestimi i tij për interesa personale dhe politike të disa gazetarëve, që janë sahanlëpirës të opozitës, është një goditje e rëndë që i jepet biznesit dhe medies shqiptare. Edhe pse ka fakte të pakundërshtueshme se zoti Rezart Taçi është dëmtuar rëndë në dorë dhe ka thyer një gisht gjatë kohës që është përleshur me banditin Mero Baze, gjykata përsëri ka vendosur në disfavor të zotit Taçi dhe e ka lënë atë në burg, edhe pse ai ka qenë gati të paguante 100 mijë euro. Në këto kushte, shoqata e Medieve Elektronike të Shqipërisë dënon rëndë dhunën verbale dhe presionin publik që një tufë gazetarësh shqiptarë të të gjithë medieve që kontrollohen nga Edvin Rama dhe disa ambasadorë perëndimorë, që janë armiq të Shqipërisë, bëjnë mbi drejtësinë shqiptare. Ne jemi sot në anën e atyre që drejtësia mban padrejtësisht në burg dhe do të bëjmë ç’është e mundur që dita e lirisë së tyre të afrojë”.

Shkruaj emrat tani Sandër.

- Shumë e mirë qenka doktor! Dhe unë e Fevziu afërsisht kështu e kishim bërë. Po ti s’ma dëgjove. S’po ta lexoj fare, se njësoj është. Ja të vëmë emrat.

Filloi të mendonte për emrat, por aty nisi problemi. Përveç tij dhe Fevziut nuk e firmoste njeri.

- Më plasi trapi, - tha. - Fus emrat e këtyre të qeverisë. Dhe ata kanë vënë emrat e dy ish-politikanëve që janë shkrimtarë dhe publicistë. Pse doktori nuk është publicist? Ai bën gjysmat e lajmeve të televizioneve shqiptare dhe shumicën e gazetave. Të gjithë do t’i fus, - tha. Dhe ja nisi. Me Fevziun e kishte pak mirë, se mund ta përdorte disa herë për shkak të 4 mbiemrave. Ja nisi punës.

Aleksandër Frangaj, Eduard Frangaj, Blendi Fevziu, Blendi Hysenbegasi, Blendi Bregasi, Blendi Toptani, Sali Berisha, Liri Berisha, Argita Berisha, Shkëlzen Berisha, Jamarbër Malltezi, Genc Pollo, Genc Ruli, Sokol Oldashi, Lulzim Basha, Ridvan Bode, Ilir Meta, Petrit Vasili, Dritan Prifti, Ferdinand Xhaferri, Fatmir Mediu, Majlinda Bregu, Bujar Nishani, Spiro Ksera, Myqerem Tafaj, Arben Imami….

- Mbaroi qeveria, - tha. - Po ia fus me kabinetin e doktorit, - tha. Dhe ia nisi: Juela Meçani, Avenir Peka, Çlirim Peka, Admir Drago, Kujtim Xhani, Flamur Kuçi, Glori Husi, Petraq Milo, Pjerin Marku, Suzana Guxholli, Valdete Vorpsi, Ylli Asllani, Enkelejda Gjinali, Neritan Ceka, Mirela Tabaku, Njazi Kosovrasti, Ariana Çela, Juna Miluka, Edvin Kulluri….

- Mbaruan dhe këta të kabinetit, - tha.

Mori në telefon prapë doktorin dhe e pyeti sa zëvendësministra ka.

- Më duket se janë nja 35 Sandër. I kam shtu tani, se e kupton vetë ti, s’kam ku t’i çoj ca nga këta.

- Mirë, se më duhen, - tha Sandri, - e shtoj ca dhe me ata. Futi dhe zëvendësministrat, po sërish s’po shkonte 100 numri. - E gjeta, - tha. Mori listën e deputetëve të PD dhe LSI, plus partinë e re çame, u bënë 170. Këtu u qetësua. - Tani ua kalova, - tha. - Të tjerë deri te 215-ta... - tha. Filloi të vrasë mendjen. - Po shtoj dhe këta kryetarët e bashkive dhe komunave, - tha, - plus disa nga Policia e Shtetit, shkojnë 215. Tani të më hanë k... këta b...q… me ato peticionet e leshit që bëjnë. Le ta dëgjojnë këtë timin, - tha. - Mori Eduardin në telefon dhe i lexoi peticionin.

- Hap lajmet, - tha, - se 215 gazetarë të shoqatës sime kanë bërë një peticion.

Dëgjoje tekstin….

Eduardi po çuditej nga forca e tekstit.

- Sandër, po ku do t’i gjejmë 215 gazetarë? Vetëm po vumë këta të firmës së ndërtimit të Zamirit, se disa nga gazetarët aty i kemi siguruar, - i tha.

- Fute mo k… në lajme, se mos do na kërkojë njeri firma ne. E tha mirë doktori: “ǒrëndësi kanë firmat. Mjaft që të mos thuhet që gazetarët janë në një mendje.” Futi, se i kam unë firmat, mos ça kokë, - tha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›