14 filma në SWIKOS

Përmes këtij festivali, krijues të filmave kanë prezantuar krijimtarinë e tyre artistike para një audience artdashëse si dhe kanë krijuar lidhje profesionale me krijues të vendeve të ndryshme. Gjatë pesë edicioneve të kaluara nëpër këtë festival kanë kaluar mbi 50 regjisorë, aktorë, skenarist e producent të filmit të shkurtër.
Këtë vit SWIKOS Short Film Festival mbahet nga 9-11 nëntor 2012 në Bazel, ku do të marrin pjesë 14 filma të shkurtër nga Kosova, Shqipëria, Zvicra, Maqedonia dhe Gjermania.
Për edicionin e 6-të të festivalit, organizatorët kanë hapur konkursi për filma të shkurtër nga Kosova i cili është i hapur deri me 15 tetor 2012.
SWIKOS synon që edhe këtë vit të mbledhë për 3 ditë rresht në Bazel krijues dhe protagonist të filmit të shkurtër për të prezantuar krijimet e tyre si dhe për të krijuar mundësi të shkëmbimit të përvojave dhe për të krijuar lidhje profesionale në mes të tyre.
Festivali organizohet nga Swikos Art me seli në Bazel në bashkëpunim me Ilyricum nga Prishtina.