E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi do të bëhet edhe më i mirë

Ndihmës-trajneri i Juventusit, Massimo Carrera ka kërkuar nga skuadra e tij që të shfrytëzojë fitoren e re kundër Chievos për tu paraqitur në nivel edhe më të lartë në vazhdim të sezonit në Serie A.

Bianconerët vazhduan serinë pozitive, kurse Carrera beson se ekipi do të jetë edhe më i motivuar për duelet e ardhshme.

“Ndeshja nuk ishte e lehtë sepse Chievo u mbyll shumë. Ne u treguam të durueshëm dhe në fund fituam me meritë. Besoj se mund të bëhemi edhe më të mirë. Ky është mentaliteti që kemi në këtë skuadër”, deklaroi Carrera pas takimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›