E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicra mban referendumin për duhanin

Qytetarët në Zvicër po votojnë sot në një referendum për ndalimin e pirjes së duhanit në të gjitha hapësirat publike dhe brenda vendeve të punës.

Sipas sondazheve më të fundit të opinionit, rreth 52 për qind e kundërshtojnë këtë masë, ndërsa 41 për qind e mbështesin atë, kurse 7 për qind janë të pavendosur.

Referendumi ka për qëllim të forcojë një ligj të miratuar në vitin 2010, i cili gjithashtu ka në shënjestër hapësirat publike dhe vendet e punës.

Por, ligji lejon përjashtime të shumta dhe është zbatuar ndryshe, varësisht nga kantonet e ndryshme të Zvicrës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se rreth 600 mijë njerëz në mbarë botën vdesin çdo vit, si pasojë e pirjes pasive të duhanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›