E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosje: Sherrin e nisi PDK-ja (VIDEO)

(E plotësuar) Për rrahjen që ka ndodhur sot jashtë Kuvendit të Kosovës, në mes ët deputetëve të PDK-së dhe atyre të Vetëvendosjes, ka reaguar kjo e fundit.

Partia e Albin Kurtit konsideron që sherrin e nisi PDK-ja e Kryeministrit Hashim Thaçi.  

“Sot, pa provokimin më të vogël, deputeti Latif Gashi është munduar ta kërcënojë deputetin Rexhep Selimi që të mos flasë për SHIK-un gjatë një prononcimi për media. Ndoshta përvoja e z. Gashi nga SHIK-u e bën të mendojë se ai mund t’i ndalë të tjerët të mos flasin, e bën të mendojë se mund t’i kërcënojë të tjerët. Z. Gashi duhet ta dijë se Lëvizja VETËVENDOSJE! është e vendosur në qëllimin e vet për të zbuluar të vërtetën, për të zbardhur krimet ndaj popullit të Kosovës, sepse populli i Kosovës meriton të dijë.”, thuhet në komunikatëne Vetëvendosjes.

Fatkeqësisht, provokimi i z. Gashi,sipas VV-së, dhe tentativa e tij për të ngulfatur fjalën e lirë të deputetëve, dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës, ka eskaluar në një përleshje fizike, për të cilën Lëvizja VETËVENDOSJE! shpreh keqardhje. “Në atë moment, në përleshjen fizike është përfshirë edhe agjenti tjetër i SHIK-ut në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili e ka përsëritur provokimin e Gashit”, thuhet në komunikatën VV-së. /Indeksonline/

---

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Partisë Demokratike të Kosoëvs, janë rrahur pas seancës.

Deputetët nga radhët e PDK-së Latif Gashi dhe Bekim Haxhiu janë përleshur në parkingun e Kuvendit të Kosovës me deputetët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimin dhe Florin Krasniqin, bëjnë të ditur burime të Indeksonline.

Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se deri të përleshja ka ardhur kur së pari Latif Gashi i PDK-së është përplasur verbalisht me Rexhep Selimin e Vetëvendosjes rreth akuzave për SHIK-un, e më pas kanë plasur edhe grushtet./Indeksonline/
 

Kamishi u kthye në Kuvend pas përleshjes

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›