E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama nga Rrësheni: Shqipëria, sot mes vendeve të zhvilluara. Në tetor pret Samitin e Berlinit

Kryeministri Edi Rama është shprehur nga Rrësheni se në krye të këtij qyteti duhet të vijë një njeri që punon.

Gjatë prezantimit të kandidatit Ndrec Dedaj, Rama tha se në këto zgjedhje nuk duhen njerëz të mirë por punëtorë që t’u shërbejnë qytetarëve.

“Mesa shikoj unë, ai i paska gjunjët copë, nuk e njoh fare por kam qeshur kur më thanë se thotë se jam djalë i mirë.

Ti japësh zërin një gërdalle non grada, dhe një tjetri që është i pakorigjueshëm do të thotë që nuk je mirë dhe nuk di të gjykosh se çfarë është mirë dhe çfarë është keq”, ka thënë Rama.

Ai vuri në dukje se Shqipëria sot mes vendeve të zhvilluara dhe në tetor do të presë samitin e Berlinit.

“Shqipëria sot është në pikën më të lartë në sytë e botës, dhe kurrë nuk është respektuar saç është respektuar sot, Shqipëria sot është e ulur në tryezën ë këshillit të bashkuar, me superfuqitë dhe me fuqitë e mëdha.

Mes tyre është dhe flamuri ynë që asnjëherë nuk është valëvitur më lart se sot ndërkombëtarisht. Shqipëria ka drejtuar OSBE, priti të parin samit që BE bëri jashtë kufinjve të vet, Shqipëria përgatitet të presë në tetor Samitin e Berlinit që bëhet për herë të parë në Ballkan.

Nëse nuk do të kishim këtë mbështetje të madhe të aleatëve tanë të partnerëve tanë nuk do të kishim ulëse në Këshillin e Sigurimit, as Samitin këtu as atë në tetor, me këtë kemi arritur që ti japim vendit mbështetjen më të madhe. Kjo sjell rritjen e turizmit, të ekonomisë dhe të çdo gjëje tjetër”, deklaroi Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›