14 maji/ Rama nga Lezha: Fatkeqësi të ktheni qytetin në duart e non gratave, ata i kanë problemet me drejtësinë

“Do ishte fatkeqësi për Lezhën që të kthehej pas në duart e atyre me vulën në ballë non grata” ishte mesazhi që kryeministri Edi Rama kishte për banorët në zgjedhjet e 14 majit.
Nga Lezha ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie Pjerin Nderu, Rama tha se votimi i Berishës dhe Metës, duke i cilësuar si “dy hije të së shkuarës” do të ishte një gabim tragjik që do të sillte në izolimin e qytetit.
“Pjesa e parë e fushatës ia kemi kushtuar mbjelljes së pemëve së bashku me kryetarët e bashkive dhe më vjen mirë që vijmë këtu në një qytet që pas 4 vitesh nën drejtimin e Pjerin Ndreut është krejt ndryshe. Nuk po them që çdo gjë këtu është krejt mirë, por të gjithë e kanë marrë mesazhin e ndryshmit dhe e kanë ndjerë në jetën e tyre të përditshme.
Do ishte fatkeqësi për qytetin që të kthehej pas në duart e atyre që është shumë kuptimplotë, por edhe e hidhur në 30 vite që kur ka zgjedhje vendore demokratike në Shqipëri nuk kanë arritur të krijojnë një shembull të vetëm të një bashkie e apo komune që ne drejtimin e tyre ka shkuar përpara dhe jo pas.
Ne kemi plot shembuj për fshatrat e bashki që i kemi ndryshuar tërësisht, ne mund të tregojmë Tropojën, Malësinë e Madhe, Kukësin apo shumë të tjera. Po flas për bashki ku na është dhënë mundësia të bëjnë ndryshime në një kohë shumë të shkurtër, nuk po flas pastaj për bashki që i kemi drejtuar prej vitesh.
Mos e çoni votën tek një person me vulën në ballë non grata dhe të izoloheni. Bashkë me atë tjetrin, dy hije të së shkuarës që janë turp për Shqipërinë dhe i kanë ende nëpër këmbë. Dhe duan të kapin çfarë të kapin për komplet hallin e tyre që ti tregojnë botës se duhet të kaloni nga ne këtu në Shqipëri se jemi ne këtu dhe se sado të na damkoseni ju ne na duan këtu. Natyrisht që këtë nuk mund ta bëjnë në pjesën dërrmuese të bashkive, por janë disa bashki ku njerëzit duhet të ftillohen se duhet të zgjedhin një njeri të përkushtuar dhe që transformon qytetin”, tha Rama.
Duken prezantuar arritjet që bashkitë kanë bërë në drejtimin e socialistëve, Rama tha se shembuj të tillë nuk mund t’i shohësh dot gjatë drejtimit të bashkive nga demokratët.
Për Ramën, Berisha dhe Meta kanë problemet e tyre me drejtësinë, ndërsa i bëri thirrje kësaj të fundit se “edhe pse e vonuar nuk ka më asnjë shans të harrojë”
“Më qartë se këtë herë nuk ka qenë ndonjëherë kjo zgjedhje, ose të ecni para ose të ktheheni pas. Besoj se Lezha nuk do e bëjë atë gabim pasi do të jetë një gabim shumë i madh se do i mbyllni vetes rrugën. Sa i përket punëve tona, besoj se punët tona flasin vetë pas shumë përpjekjesh dhe reformash.
Sigurisht që çdo sektor ka shumë probleme, por këto nuk zgjidhen duke shkuar mbrapa. Si mund të zgjidhin problemet ata që kanë probleme? Problemet e tyre do i zgjidh drejtësia, edhe pse e vonuar por nuk ka më asnjë shans të harrojë. Ata kanë halle që mos i pastë kurrë dhe do zgjidhin problemet e Lezhës? Ata kanë dalë për të marr peng, duan pengje se janë vetë pengje”, tha Rama.
Në fund të takimit u bë mbjellja e disa pemëve në qytetin e Lezhës, në kuadër të shkurtimin e shpenzimeve elektorale nga PS dhe krijimit të më pak ndotjeve mjedisore, akustike e vizuale.
/rtsh.al/